• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

City, Guardiola i tërbuar: “Çfarë të bëjmë? Të qajmë se nuk është Rodri?

29/11/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

“Do të kthehemi, jam i sigurt për këtë. Nuk e di kur, por kjo është e vërteta”. Pep Guardiola siguroi gazetarët e pranishëm në konferencën e sotme për shtyp se momenti i krizës në të cilin ka ngecur Manchester City i tij është vetëm një moment, i kushtëzuar nga disa dëmtime dhe ngjarje të paparashikuara, por se nuk ka kuptim të ndalen te mungesat apo të kapen pas justifikimeve. Duhet një zgjidhje dhe trajneri i Qytetarëve ka kohë që po punon për të, që shumë përpara 5 disfatave radhazi dhe barazimit të fundit tallës të marrë me Feyenoord në Champions League (3-3).

Vetëkuptohet që përplasja direkte me liderët e ligës, Liverpool, duhet të trajtohet për t’i dhënë një shtysë luftës për titull. Ndërkohë, para gazetarëve, Guardiola mori pak kohë për t’u çliruar nga pesha e kritikave të egra që ka marrë ditët e fundit: “Njerëzit pyesin: ‘Pse nuk shkarkohet Pep?’ Epo, në bazë të asaj që kemi bërë në vitet e fundit, mendoj se kam një diferencë të caktuar… Cili ekip në botë ruan të njëjtin nivel për 10 vjet? Më thuaj një. Nuk ka asnjë. As në NBA, as në mesin e lojtarëve të tenisit, në asnjë sport. Nuk do të gjeni skuadra që nuk kanë bërë aq mirë sa ne për kaq shumë kohë”.

Përsa i përket rinovimit të firmosur së fundmi, i cili do ta shohë në stol edhe për dy vite të tjera: “Më vjen keq, doja këtë mundësi, këtë sfidë. Nuk dua të iki, dua të ndërtoj këtë ekip. Ditën që prania ime nuk do të jetë pozitive, unë do të jem i pari që do të them lamtumirë. Çfarë duhet të bëjmë tani? Të qajmë sepse Rodri nuk eshte aty? Apo sepse qendërmbrojtësit kanë munguar për një kohë të gjatë? Jo, duhet të gjej një zgjidhje dhe po përpiqem çdo ditë”.

Next Post

Antonio Silva planifikohet në janar, Shkrinjar mban Juventusin në… ajër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.