• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

City, Guardiola: Marrëdhënia me De Bruyne, e jashtëzakonshme

21/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Josep Guardiola, menaxheri i Manchester Cityt, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Liverpool-it, duke përditësuar për gjendjen fizike të Erling Haaland: “Ne do ta dimë nesër. Ndoshta kam besim, por nuk e di sepse nuk u stërvitëm sot. Ai do të bëjë një test nesër”.

“Pse nuk luajti De Bruyne kundër Realit? Vendimi im. Po, sigurisht që ai ende mund të luajë në ndeshjet e rëndësishme, luajti kundër Madridit në shtëpi, sigurisht që mund të luajë. Marrëdhënia me të është e jashtëzakonshme. Nuk mund të jem mjaftueshëm mirënjohës për atë që ka bërë për mua, për ekipin, për të gjithë. Është thjesht një vendim”.

“Zakonisht nuk flas me lojtarët, jo vetëm me Kevinin, se pse ata nuk luajnë. Nuk më pyesin pse kur vendos t’i lë të luajnë nga fillimi apo gjatë ndeshjes. Është vetëm një vendim i bazuar në atë që kam parë. Nuk është kurrë personale, nuk zemërohem kurrë. Jeremy Doku gjithashtu nuk luajti dhe ndeshja e tij e fundit ishte në Ipsëich, ai luajti në mënyrë të pabesueshme, dhe më pas u dëmtua”.

“Por ndoshta për shkak të nevojave, mënyrës se si duhet të luajmë tani për shkak të mungesave apo pikave të forta që kemi dhe fizikut e shumë gjërave të tjera, na duhet një lojë me më shumë kontroll dhe jo lart e poshtë. Mos më thuaj pse. Nuk është personale, unë i marr vendimet, kjo është e gjitha, asgjë më shumë”.

 

Next Post

Rilindja e Beneluksit, diçka speciale pas 53 vitesh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.