Friday, 21. August 2026
Sport

City, Guardiola për merkaton: Duhet të tregohemi të zgjuar

GS 03/01/2025 1 Min. Lesezeit

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, foli dhe për merkaton e janarit, shtesat e reja të mundshme: “Nuk do të jetë e lehtë. Ndoshta blejmë dikë, ndoshta nuk blejmë askënd. Klubi duhet të tregohet i zgjuar. Duam të përforcohemi për situatën që kemi, sepse lojtarët kanë shumë herë dëmtime të vazhdueshme. Klubi duhet ta bëjë këtë, por nuk jam i sigurt se do të jetë e mundur”.

“McAtee? Në fund të ndeshjes kundër Leicesterit thashë se ai duhet të ketë më shumë minuta por është i ri. Ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Ai luajti vërtet mirë. Dhe më e rëndësishmja, të gjithë shokët e tij të skuadrës ishin kaq të lumtur. Ata kanë respekt të madh për sjelljen e tij në dhomat e zhveshjes”.

Teilen: