Mesfushori i Spanjës, Rodri mund ti bashkohet Real Madridit këtë verë por me kusht që klubi spanjoll paguan klauzolën e caktuar nga Manchester City.
Klubi anglez, tashmë ka njoftuar Real Madridin për çmimin e Rodrit, i cili po pëlqehet nga skuadra spanjolle dhe është i gatshëm për t’u zhvendosur në “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, Real Madridi për të siguruar shërbimet e Rodrit, duhet ti paguajë Cityt hiq më pak se 100 milionë euro për kartonin e tij.
Në fakt, kjo klauzolë e Rodrit vlenë për të gjitha skuadrat edhe pse Real Madridi mbetet klubi më i interesuar për transferimin e tij.
Rodri 30-vjeçar ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027 kurse së fundmi fitoi titullin e botës me Spanjën dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.