• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

City – Inter, derbi i mbërmjes në Ligën e Kampionëve

18/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Formati i ri i Ligës së Kampionëve, vazhdon sonte me disa përballje interesante, por dueli kryesor do të jetë ai që do të zhvillohet në Angli, saktësisht në “Etihad Stadium”.

Është kjo një përsëritje e finales së Championsit të vitit 2023, ku kampioni i Premier Leagues, Manchester City e pret kampionin e Serie A, Interin.

City i Pep Guardiolas ka nisur sezonin e ri në formë të mirë, por ka pësuar shumë gola në javët e fundit.

Megjithatë, City mbetet lider i kampionatit anglez pasi i ka fituar të gjitha katër ndeshjet e para të këtij sezoni.

Në anën tjetër, Interi nuk e ka nisur mirë mbrojtjen e titullit të kampionit në Itali, ndërsa të dielën e shkuar barazoi me skuadrën e Monzas.

Te skuadra e Interit, pritet të mungojnë Marko Aurnatoviq e Frederico Di Marco, ndërsa te City do të mungoj vetëm mbrojtësi Nathan Ake.

Këto dy skuadra janë takuar vetëm një herë dhe atë në finalen Ligës së Kampionëve dy vite më parë, me skuadrën e Guardiolas që e ngriti trofeun.

Ndeshjet e tjera që po ashtu luhen nga ora 21:00, janë dhe Paris Saint – Germain – Girona, Club Brughe – Borrusia Dortmund, dhe Celic –Slovan Bratislava.

Ndërkohë, prej orës 18:45 tashmë kanë nisur dy ndeshjet e para të ditës së dytë të Championsit, Bologna – Shaktar dhe Sparta – Salzburg.

Next Post

Shkëlqeu me tre gola në Champions të Azisë, Asani: Ëndërr të përfaqësoj Shqipërinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.