Monday, 11. May 2026
Sport

City ndërpret bisedimet me Al-Nassr për Edersonin

GS 16/07/2024 1 Min. Lesezeit

Janë ndërprerë bisedimet ndërmjet Manchester Cityt dhe skuadrës saudite Al-Nassr për portierin brazilian Ederson.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka refuzuar ofertën e bërë prej 30 milionë eurosh nga Al-Nassr për brazilianin.

City po kërkon 60 milionë euro për ta liruar 30-vjeçarin. Në rast të dështimit të transferimit të Edersonit, skuadra e Cristiano Ronaldos do të tentojë që ta afrojë portierin Bento të Athletico Paranaenses.

Ederson është pjesë e Cityt nga viti 2017. Skuadrës kampione të Anglisë iu bashkua nga Benfica për 40 milionë euro. 

Me përfaqësuesen e Brazilit, Ederson është paraqitur në 25 ndeshje.

Teilen: