• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, August 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

City në rënie të lirë, Arsenali është skuadra anti-Liverpool

02/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali është, Manchester City sigurisht që jo. Supersfida e Emirates i jep Premier Ligës skuadrën anti-Liverpool, janë Topçinjtë, që fituan me rezultatin 5-1 ndaj skuadrës së Guardiolës me një paraqitje shkatërruese në pjesën e dytë.

Të besuarit e trajnerit Arteta e nisën mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Odegaard, ndërsa lejuan golin e barazimit në minutën e 55-të nga i përhershmi Haaland.

Më pas nisi festa e Topçinjëve me Partey 56’, Lewis-Skelly 62’, Havertz 76’ dhe Nwaneri 93’. Skuadra e Artetës më në fund kalon provimin final, është kundërshtari i parë i Liverpool-it, edhe nëse është 6 pikë prapa dhe ‘Reds’ kanë një ndeshje më pak, derbin me Evertonin që do ta rikuperojnë më 12 shkurt.

City pësoi humbjen e parë të këtij viti në Premier League, duke konfirmuar se Guardiola ka të drejtë kur përsërit se skuadra e tij nuk është kthyer ende. Dhe se shkurti skëterrë që përfshin edhe ndeshjen e dyfishtë të Champions League kundër Real Madridit dhe ndeshjen kundër Liverpoolit filloi në mënyrën më të keqe.

 

 

Next Post

Trepça fiton ndaj Pejës në “Minatori”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.