Friday, 7. August 2026
Sport

City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City e ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për mesfushorin Rodri.

Barçka ka ofruar 38,5 milionë funte, përkatësisht 44,9 milionë euro. City është i gatshëm të heq dorë nga 30-vjeçari, por vetëm për çmim prej 60 milionë funtesh.

Ylli spanjoll e fillon vitin e fundit të kontratës me gjigantin anglez.

Fillimisht pritej që ai të transferohej te Real Madridi. Por Rodri është më shumë i interesuar për kalim te Barcelona, që tashmë ka nisur punën për transferim. Megjithatë oferta e parë ishte larg asaj që e pretendon Manchester City.

 

Teilen: