Manchester City ka shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë përballë Burnleyt.
Kampioni në fuqi i Anglisë këtë fraksion e mbylli në favor me dy golat e Erling Haaland, përcjell lajmi.net.
Norvegjezi serinë e hapi në minutën e katërt, ndërsa dhjetë sosh para fundit të pjesëlojës së parë, regjistroi golin e dytë.
Skuadra e Guardiolës është në rrugë të mirë që edhe edicionin e ri, aty ku do të synojë mbrojtjen e trofeut, ta nisë me triumf.