Wednesday, 22. April 2026
Sport

City shpallet kampion

GS 19/05/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester City është shpallur kampion i Anglisë për edicionin 2023/24. Për Cityn, ky është titulli i katërt rresht, të cilin e siguroi në xhiron e fundit të Premier Leagues.

Në ndeshjen e fundit ndaj West Ham Unitedit, City triumfoi me rezultatin 3:1. Phil Foden (2’, 18’) dhe Rodri (59’) shënuan golat për fitoren e Cityt dhe konfirmimin e titullit të kampionit.

City u shpall kampion me 91 pikë të mbledhura pas 38 xhirove të luajtura, duke e lënë Arsenalin në pozitën e dytë me 89 pikë. Arsenali në ndeshjen e fundit triumfoi në shtëpi 2:1 ndaj Evertonit por që nuk mjaftoi më shumë sesa të dalë nënkampion i Anglisë.

Në pozitën e tretë, është renditur Liverpooli me 82 pikë kurse vendi i katërt i ka takuar Aston Villas me 68 pikë. Në ndeshjen e fundit të këtij edicioni, Liverpooli fitoi 2:0 ndaj Wolverhamptonit. Po ashtu, kjo ishte ndeshja e fundit për Jurgen Kloppin në krye të Liverpoolit.

Teilen: