Tuesday, 20. January 2026
Sport

City turpërohet në Norvegji, mposhtet bindshëm nga Bodo/Glimt

GS 20/01/2026 2 Min. Lesezeit

Manchester City ka pësuar humbjen e dytë rresht. Pas disfatës në fundjavë në derbi nga Manchester United 2:0, Manchester City, është befasuar në Ligën e Kampionëve. Pësoi humbje të rëndë nga skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt. City humbi 3:1 të martën, në kuadër të xhiros së shtatë të ligës në Champions.

City i pësoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për disfatën 3:1.

Kasper Hogh i shënoi dy golat e parë. Golin e parë e shënoi në minutën e 22-të, kurse të dytin në minutën e 24-t. Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.

Norvegjezët e nisën furishëm edhe pjesën e dytë. Pas një goli të anuluar, në minutën e 58-të shënuan edhe golin për 3:0.

Jens Hauge realizoi golin e tretë për Bodo/Glimtin, derisa golin e vetëm për Cityn e drejtuar nga Pep Guardiola e shënoi Rayan Cherki në minutën e 60-të.

Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Cityn kur në minutën e 62-të pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtuar mesfushori Rodri. Spanjolli kartonin e parë të verdhë e mori një minutë më herët.

City ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve e ka në shtëpi kundër gjigantit turk, Galatasaray.

City nga shtatë ndeshje ka fituar 13 pikë, kurse Bodo/Glimt gjashtë pikë.

Teilen: