Monday, 16. March 2026
Sport

Çka i humbi Xherdan Shaqirit para tubimit me Zvicrën për ndeshjen ndaj Kosovës?

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Kosovës dhe Andorrës, kombëtarja e Zvicrës është grumbulluar të hënën në Valais.

Ylli i Zvicrës, kosovar Xherdan Shaqiri (31) ka udhëtuar nga Uashingtoni deri në Frankfurt e më pas në Gjenevë.

  

Gazeta zvicerane “Blick” raporton se Shaqirit i ka humbur valigjja në Frankfurt.

Ajo pritet t’i kthehet gjatë ditës në hotel.

Zvicra më 9 shtator do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo do të jetë ndeshje e veçantë për Shaqirin, Granit Xhakën dhe Uran Bislimin që përballen me Përfaqësuesen e vendit të tyre.

  

  


Teilen: