Në Kroaci humbja e Dinamo Zagrebit në Prishtinë kundër Ballkanit konsiderohet një nga disfatat më të turpshme të gjigantit kroat në garat evropiane.
Ballkani triumfoi 2:0 kundër Dinamo Zagreb të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit C në Ligën e Konferencës, shkruan lajmi.net.
Gazetat më të mëdha kroate raportuan për disfatën e Dinamos nga Ballkani, me kritika të mëdha për krerët e klubit e trajnerin.
“Nuk e dimë nëse mund të shkruajmë, duke pasur parasysh se sa e dobësuar dukej Dinamo në Prishtinë, se është një sensacion, por humbja e skuadrës së Jakiroviqit është ende befasi. Ballkani padyshim që ka arritur fitoren më të madhe duke pasur parasysh renditjen e klubeve dhe blutë kanë pësuar një nga humbjet më të rënda evropiane sipas të njëjtave kritere” – shkroi të premten Jutarnji.hr./Lajmi.net/