Tuesday, 15. September 2026
Futboll

“Çlirohet” Zhegrova, por nuk luan dot në Europa League. Klubi tjetër i Serie A gati të përfitojë

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova shënoi dy golat e parë me fanellën e Juventusit në Serie A, në humbjen 3-2 ndaj Sassuolo. Megjithatë, ky dygolësh mund të quhet si një lloj çlirimi për yllin dardan, pas kritikave të shumta që ka pasur në drejtim të tij.

Pavarësisht këtyre dy golave dhe sinjaleve të mira që ka dhënë Zhegrova, tashmë vendimi i Luciano Spalletti-tpër ta lënë jashtë Europa League nuk mund të ndryshohet. Pikërisht ky vendim, mund ta rikthejë Zhegrovën në qendër të merkatos së janarit.

Sipas TuttoJuve.com, Atalanta po ndjek me shumë interes situatën e Zhegrovës dhe është gati t’i ofrojë atij një vend titullari, gjë që nuk po e gjen te Juventus.

Megjithatë, për momentin, Juventusi nuk ka marrë asnjë kontakt apo ofertë zyrtare. Bëhet fjalë për një pistë ende në fazat e hershme, ecuria e së cilës do të varet nga qëndrimi i dy klubeve gjatë merkatos së dimrit.

Teilen: