• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Club Brugge dhe Fiorentina synojnë biletën e finales

08/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Club Brugge dhe Fiorentina do të diskutojnë mes tyre biletën e parë për në finalen e Conference League. Të mërkurën në mbrëmje, në “Jan Breydel Stadion” të Belgjikës, do të zhvillohet gjysmëfinalja e kthimit, që do të caktojë dhe skuadrën e parë që do të shkojë në finalen e 29 majit, në Athinë.

Ndeshja e parë dhuroi shumë emocione, me Firorentinën që fitoi 3-2 vetëm në momentet e fundit në Fierence falë golit të Nzola në kohën shtesë.

Për atë çka skuadrat dhuruan në fushë në ndeshjen e javës së shkuar, pritshmëritë janë maksimale.

Brugge po kalon një moment shumë të mirë dhe në Belgjikë ka marrë kryesimin e kampionatit, ndërsa tani fokusin e ka pikërisht te sfida me italianët, ndaj të cilëve synon me çdo kusht që të arrijë finalen një kompeticioni të rëndësishëm të UEFA-s pas 46 vitesh.

Fiorentina në krahun tjetër edicionin e shkuar arriti deri në finale, por u mundën nga West Ham, ndërsa synon që këtë edicion të marrë trofeun. Avantazhi minimal u jep besim italianëve se mund të shkojë në finale, por gjithçka mbetet e hapur.

Next Post

Akti i dytë në “Santiago Bernabeu” garanton spektakël

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.