Mesfushori Drilon Islami do ta vazhdoj karrierën në Rumani, pasi është transferuar te skuadra e Clujit.
Ekipi rumun, të hënën e ka prezantuar Islamin, i cili është transferimi i dytë i Clujit në afatin kalimtar të verës.
Detajet e transferimit te Islamit nuk janë bërë publike, por Cluji në njoftim i ka dëshiruar mirëseardhje mesfushorit 24-vjeçar, të cilin e sheh si transferim të duhur për mesfushën.
Islami iu bashkua Clujit pas dy sezoneve te Prishtina, ekip ky ishte lider i mesfushës dhe me të cilin sezonin e fundit e mbylli me triumf në Kupën e Kosovës.
Në 33 ndeshje të luajtura në sezonin 2024/25, Islami ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime kurse para Prishtinës, karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Ferizaj e Drita.
Te Cluji, Islami do të jetë bashkëlojtar me Meriton Korenicën e Lindon Emërllahun.