Friday, 24. April 2026
Sport

Çmenduri me Botërorin 2026, biletat e finales për 2 milionë euro në sitin e FIFA-s

GS 24/04/2026 1 Min. Lesezeit

Çmime shokuese në sitin e rishitjes së FIFA-s për sfidën e “MetLife Stadium”.

Gara për biletat e finales së Botërorit 2026 të 19 korrikut në “MetLife Stadium” ka kapur shifra jashtë realitetit. Në portalin e rishitjes zyrtare të FIFA-s janë shfaqur 4 vende në unazën e parë, pas portës, me shifrën astronomike të 2.299.998,85 dollarë secila (rreth 2 milionë euro). Lajmi bëhet i ditur nga AP.

Edhe pse FIFA nuk kontrollon direkt çmimet e vendosura nga shitësit në ‘Marketplace’-in e saj, ajo rregullon transaksionin, duke arkëtuar një komision 15% si nga blerësi, ashtu edhe nga shitësi.

Lista e çmimeve të platformës paraqet mospërputhje të mëdha, me vende në unazën e tretë që shkojnë nga 23.000 në 138.000 dollarë, edhe pse distanca mes tyre është vetëm pak metra. Biletat më “ekonomike” për aktin e fundit të Botërorit aktualisht kuotohen rreth 10.923 dollarë.

FIFA e ka mbrojtur modelin e “pricing variabile”, duke e konsideruar në linjë me standardet e industrisë sportive amerikano-veriore.

Teilen: