Sunday, 6. September 2026
Sport

‘ÇMENDURI’ NË FUND! Juventusi shpëton nga humbja ndaj Milanit

GS 06/09/2026 1 Min. Lesezeit

Juventusi në minutat e fundit ka siguruar një pikë në shtëpi në derbin italian kundër AC Milanit.

Juventusi faktikisht dominoi në të gjitha aspektet, por që “Rossonerët” ishin në epërsi me rezultat 0-1 deri në kohën shtesë, kur Federico Gatti doli në skenë për ta shpëtuar “Zonjën e Vjetër” nga humbja, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1-1.

Francisco Conceicao tentoi fillimisht me një goditje të bukur vollej, por Maignan me super pritje ia mohoi golin.

Portugezi ishte pranë të shënonte pak më vonë, por këtë herë shtylla e shpëtoi skuadrën mysafire.

Kur Juventusi po sulmonte, Milani përfitoi me një kundërsulm ku i inkuadruari Alphadjo Cisse shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë mysafirëve pikët e plota (68’).

Ndërkohë, ylli i Kosovës Edon Zhegrova u inkuadrua shumë vonë, në minutën e 89-të duke e zëvendësuar Conceicaon (89’).

Kësisoj, Juventusi njësoi si Milani shkojnë në kuotën e shtatë pikëve.

Teilen: