• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çmenduria e Mayweather, blen 40 ndërtesa në New York me vlerë 402 milionë dollarë

25/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Floyd Mayweather, kampion i boksit me një bilanc prej 50 fitoresh dhe 0 humbjesh gjatë karrierës së tij, ka treguar sërish se nuk ngurron të shpenzojë shuma të mëdha parash.

Boksieri amerikan, i cili shpesh mburret në rrjetet sociale me blerjet e tij (koleksion makinash luksoze, ora, dhe shuma të mëdha parash), është një nga sportistët që ka fituar më shumë para në historinë e sportit, me mbi 1.2 miliardë dollarë.

Në tetor u bë e ditur se ai kishte shpenzuar më shumë se 402 milionë dollarë për të blerë 60 ndërtesa në Nju Jork, të cilat do të ofrojnë mbi 1.000 banesa të përballueshme në Upper Manhattan. Në nëntor, ai bleu një pjesë të pronësisë së “Mansión Versace” në Miami, ndërsa tani ka investuar më shumë se 20 milionë dollarë nga pasuria e tij për të blerë një ndërtesë në Rrugën e Gjashtë (Sexta Avenida) në Manhattan, sipas portalit TMZ.

Një pronë prestigjioze në Manhattan

Kjo ndërtesë ndodhet në një cep midis Rrugës së Gjashtë dhe Rrugës 47 në Manhattan. Ajo përfshin zyra, një dyqan për blerjen dhe shitjen e diamanteve, si dhe një billboard të madh, një nga ato që tërheqin turistët që vizitojnë “Big Apple”.

“Kur isha i ri, zakonisht blija në atë dyqan diamantesh. Nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do të isha pronar i kësaj prone të rëndësishme në hyrje të Rrugës 47. Me punë të palodhur dhe përkushtim, gjithçka është e mundur,” tha Mayweather në një deklaratë.

Një pasuri prej miliarda dollarësh

Pasuria e Mayweather-it vlerësohet të ketë arritur 1.5 miliardë dollarë në vitin 2024, duke e konsoliduar si një nga sportistët më të pasur në botë.

Next Post

Emergjenca mbaroi, tani trajneri Mota nuk ka më asnjë alibi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.