Çmenduritë e Çelsit në merkato nuk kanë fund. Blutë londinezë po blejnë lojtarë më shifra të ekzagjeruara, po ndërrojnë në mënyrë të vazhdueshme futbollistë e trajnerë pa gjetur suksesin e duhur, dhe tani duket se po mendojnë një tjetër rikthim në radhët e tyre të një lojtari që shitën vetëm dy vite më parë.
Mediat angleze bëjnë të ditur se klubi londinez ka nisur bisedimet me Sauthempton për të riblerë Tino Livramento, nrbojtësin e djathtë i cili po bën shumë mirë në këto sezone dhe ka ngjallur shumë interes nga klubet e mëdha në Angli. Çelsi e shiti për 8 milionë paund futbollistin që kishte dalë nga akademia e klubit, por tashmë Sauthempton kërkon 38 milionë paund për kartonin e tij.
Të njëjtat burime theksojnë se Çelsi është gati që të firmosë përsëri me Livramento vetëm për të mposhtur konkurrencën, pasi plani është që ta lërë edhe një tjetër vit huazim te Sauthemptoni.
PANORAMASPORT.AL