Çmimi dhe shpërndarja e biletave për ndeshjen finale të Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit është zbuluar përpara përballjes së tyre që pritet të ndodh më 10 qershor në Stamboll.
Interi mundi rivalët e tyre, Milanin, ndërsa City mposhti fituesit në fuqi, Real Madrid, për t’u ndeshur në një takim të madh në Stamboll të Turqisë, muajin e ardhshëm.
Stadiumi Olimpik Ataturk, i cili organizoi finalen e famshme të Liverpoolit kundër Milanit në vitin 2005, do të presë Interin dhe Cityn, në një stadium me kapacitet 75 mijë vendesh.
Pavarësisht terrenit të madh, tifozët e Interit dhe Cityt do të marrin një shpërndarje të ulët të biletave.
Sipas redaktorit të sportit në “The Times”, Henry Winter, të dy klubet kanë marrë vetëm nga 19,926 bileta për tifozët e tyre. Dhe ka katër kategori çmimesh për biletat, me më të lirat e disponueshme janë 70 euro dhe më të shtrenjtat në dispozicion për apo 690 euro. Biletat me çmime prej 180 euro dhe 490 euro janë gjithashtu të disponueshme për tifozët.
Është e panevojshme të thuhet se çmimi i biletave dhe shpërndarja qesharake i zemëruan tifozët në rrjetet sociale teksa sulmuan UEFA-n.
Kjo sepse pasi çmimit të kripur të biletave, tifozët gjithashtu do të duhen të shpenzojnë edhe për qëndrimin apo fluturimin, dhe totali i shpenzimeve do të ishte tepër i lartë.