Wednesday, 25. March 2026
Sport

Çmimi lojtari dhe trajneri i vitit, UEFA zbulon kandidatët e nominuar

GS 17/08/2023 2 Min. Lesezeit

UEFA ka shpallur nominimet ditën e sotme për çmimin e lojtarit dhe trajnerit të vitit 2022/23. Emra aspak surprizë për shkak të një viti të shkëlqyer të lënë pas nga futbollistët dhe teknikët.bxcnbmn

Nuk mund të mungonin dy lojtarët kryesorë të Mançester Sitit si Kevin de Bryjn dhe Erling Haland të cilët fituan tripletën dhe mbrëmë edhe trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës.

Treshja plotësohet nga ylli argjentinas Lionel Mesi, i cili arriti të fitonte Botërorin me Argjentinën si dhe kampionatin me PSG-në. Tashmë ai ndodhet tek Inter Majemi ku po tregon një formë të jashtëzakonshme.

Përsa i përket teknikëve të nominuar janë: Pep Guardiola i cili arriti të fitonte tripletën e tij të dytë në histori, si dhe Superkupën e Europës. Ndërkohë Luçiano Spaleti arriti që të fitonte titullin kampion me Napolin dhe Simone Inzagi triumfoi në Kupën e Italisë si dhe dërgoi Interin në finalen e Championsit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: