Një gol i jashtëzakonshëm po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe po etiketohet menjëherë si kandidat serioz për çmimin “Puskás” 2026. Ky gol spektakolar është realizuar në kampionatin e Morokut, në përballjen mes Maghreb de Fès dhe Wydad Casablanca nga Driss El Jabali. Në videon e bërë tejet “virale”, lojtari realizon një goditje spektakolare me “rabona” nga jashtë zone, duke e dërguar topin në cepin e portës.
Teknika “rabona”, ku këmba goditëse kalon pas këmbës mbështetëse, konsiderohet një nga më të vështirat dhe më spektakolaret në futboll. Pikërisht për këtë arsye, kryevepra të tilla teknike shpesh hyjnë në garë për çmimin e golit më të bukur të vitit, “Puskas”.
Rrjetet sociale janë “çmendur” pas këtij goli, duke e cilësuar si “Puskás material”, ndërsa raste të ngjashme në të kaluarën e kanë fituar vërtet këtë çmim. Edhe mediat ndërkombëtare raportojnë se gola të tillë nga jashtë zone me “rabona” konsiderohen ndër më të rrallët dhe më spektakolarët në futboll.
Oh my days he’s just scored a rabona from outside the box pic.twitter.com/gKUmr8BQ6H
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) April 12, 2026