• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Coman: Bayerni është top

22/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayerni duket i ndarë në dy pjesë. Ajo sportive, e gjitha e fokusuar te Kupa e Botës për Klube në SHBA.

Pjesa e dytë ajo e zyrave, ku të gjithë janë në lëvizje për zhvillimet në merkato.Deri më tani ka pasur më shumë fjalë se punë.

Por fakt është se Bajerni ka krijuar disa gropa që duhen mbushur.

Dhe i gjithë presioni është mbi drejtorin Maks Eberl, i ngarkuar për këtë punë. Kritikat në adresë të tij janë shtuar edhe nga brenda skuadrës.

Fillimisht ishte Kimish, i cili pas fitores 10-0 kundër Oklandit, nënvizoi se Bayernit i duhen afrime, ndërsa kritikoi klubin dhe për lënien të lirë të Leroi Sane. Eberl reagoi ndaj Kimishit, duke i bërë apel atij të mendojë për atë çfarë bën në fushë dhe jo çarë bëjnë të tjerët.

Dje ka ardhur një tjetër mesazh në adresë të drejtorit.

Ka qenë sulmuesi Kingsli Koman që ka kërkuar përforcime në merkato. Sipas tij, nëse Bajerni dëshiron të jetë konkurrues duhet të ndërhyjë në merkato.

“Bayerni është një skuadër e kompletuar edhe kështu siç është.

Por duke parë se çfarë po ngjet në futbollin europian, mendoj se duhet të investojë më shumë për të përforcuar ekipin.

Nëse duam të jemi konkurrues me klubet e tjerë të rëndësishëm në Europë duhet të fuqizohemi.

Sigurisht që kjo është detyrë e drejtuesve, por edhe ne si lojtarë e shohim gjendjen e skuadrës dhe mendojmë se ka vend për elementë të tjerë cilësorë”, tha Coman.

Kujtojmë e francezi është një nga ata lojtarë që Bajerni do të ishte i gatshëm ta shiste për të arkëtuar rreth 35 milionë euro.

Next Post

Kjo i dhemb mediumit serb, serbët do të ndajnë teshatoren me lojtarin nga Kosova!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.