Sulmuesi i krahut, Kingsley Coman dëshiron të mbetet te Bayern Muncheni edhe pse e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.
Bayerni ka marrë oferta për francezin nga Anglia dhe Arabia Saudite, por është 29-vjeçari që ka vendosur të mos largohet nga bavarezët.
Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027, të cilën dëshiron ta respektoj deri në fund.
Po ashtu, edhe Bayerni dëshiron ta mbajë Comanin, sidomos pas largimit të Leroy Sanet që u transferua te Galatasaray.
Coman është pjesë e Bayernit prej vitit 2015 kurse karrierë ka bërë edhe te Juventusi e Paris Saint-Germaini.