Sunday, 12. April 2026
Futboll

Como befason Interin me dy gola, Thuram rikthen zikaltrit në lojë (video)

GS 12/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë në Como-Inter është mbyllur 2-1 për vendasit, në sfidën që po luhet në “Giuseppe Sinigaglia” dhe është e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Minutat e para ishin të qeta për të dy ekipet dhe pa ndonjë rast konkret. Rasti i parë ishte në minutën e 35-të, aty ku u zhbllokua dhe rezultati. Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe tentativës së parë të Nico Paz, goditja e të cilit u ndal nga Yann Sommer, ishte mbrojtësi anësor Alex Valle, i cili ndoqi aksionin deri në fund dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 45-të, pas një kundërsulmi të shpejtë që nisi me topin e gjatë të portierit Jean Butez, ishte Nivo Paz, i cili pasi depërtoi bukur në zonë, shënoi golin e dytë për Como-n. SHIKOGOLIN

Në minutën e fundit shtesë, Inter ngushton shifrat me golin e shënuar nga Marcus Thuram. Pas krosimit të Nicolo Barella dhe pasi fitoi duelin me belgun, Ignace Van der Brempt, Thuram dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Teilen: