Saturday, 7. March 2026
Futboll

Como merr fitoren e tretë rresht dhe është plotësisht në garë për vendin e 4-të. Cagliari “viktima” e radhës (video)

GS 07/03/2026 1 Min. Lesezeit

Como ka marrë fitoren e tretë rresht në Serie A, këtë herë në transfertë 1-2 ndaj Cagliari-t, e vlefshme për javën e 28-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe insistimit deri në fund, ishte Martin Baturina që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 34-të, Maximo Perrone lë fushën e lojës i dëmtuar dhe në vend të tij Cesc Fabregas aktivizion Mërgim Vojvodën. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Como-n.

Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit, të cilët barazojnë shifrat me Sebastiano Esposito. Sulmuesi shënoi me kokë, pas asistit të Adam Obert. Në minutën e 76-të, ishte radha e Lucas Da Cunha për të shënuar një gol spektakolar me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Como fiton 1-2 dhe mban vendin e pestë me 51 pikë, sa Roma e vendit të 4-të. Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas do të rivalizojë deri në fund për një vend në Champions League, që do të ishte hera e parë për këtë klub.

SHIKOGOLAT

Teilen: