Como e drejtuar nga Cesc Fabregas po bën një sezon të mrekullueshëm në Serie A, ku aktualisht renditet në vendin e 4-të dhe nëse e mbyll në këtë pozicion, do të marrë pjesë për herë të parë në historinë e saj në Champions League.
Mediet italiane bëjnë me dije se në rast se ia del të kualifikohet për në Champions League, Como mund të përballet me probleme me stadiumin dhe penalizime nga UEFA për Fair Play Financiar.
Stadiumi aktual i Como-s, “Giuseppe Sinigaglia” nuk i plotëson kriteret për të luajtur në një kompeticion madhor si Champions League, ndaj do të kërkoheshin punime rindërtimi për ta kthyer stadiumin në përputhje me rregullat për garat e UEFA-s, dhe nëse kjo nuk do të përfundonte deri në shtator 2026, atëherë Como do të duhej t’i luajë ndeshjet në shtëpi diku tjetër. Në ndihmë të Como-s, në këtë rast mund të vinte Sassuolo, siç bëri me Atalantën, kur mori pjesë për herë të parë në Champions League.
Como e mbylli vitin e kaluar me një humbje prej 105 milionë eurosh. “Calcio e Finanza” raporton se UEFA do t’i jepte ekipit italian disa lehtësira për sezonin e parë, por pas kësaj ata do të kërkonin një Marrëveshje Zgjidhjeje deri në balancimin e gjendjes financiare.