Kanë përfunduar dy ndeshjet e parafundit për javën e 4-të në Serie A. Në “Giuseppe Sinigaglia”, Como fitoi 1-0 ndaj Parmës. ida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku pas një krosimi të Nico Paz, ishte Jacob Ramon që dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për liqenorët.
Kaiki siguroi fitoren e ekipit të drejtuar nga Cesc Fabregas me golin e tij në minutën e 83-të. Në minutën e fundit shtesë, Parma shënoi golin e vetëm me David Romero. Pas kësaj fitoreje, Como renditet momentalisht në vendin e dytë me 10 pikë.
Roma e Gian Piero Gasperini ka marrë fitoren e katërt rresht këtë sezon të ri. Verdhekuqtë fituan 0-2 në tansfertën ndaj Torino. Sfida u zhbllokua në minutën e 40-të, ku pas një gabimi që nisi nga një pasim i gabuar i portierit vendas, Lucas Perri, ishte Donyell Malen që dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për verdhekuqtë. Goli i sigurisë për Romën u shënua në minutat shtesë të pjesës së dytë me Niccolo Pisilli.