Thursday, 1. October 2026
Futboll

Como shkruan sot historinë, Fabregas zgjedh mënyrën e duhur për të motivuar lojtarët

GS 10/09/2026 1 Min. Lesezeit

Como do të luajë sonte në Champions League për herë të parë në historinë e saj. Liqenorët presin në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia” gjermanët e Leipzig.

Duke folur për Como TV para ndeshjes së sotme, Cesc Fabregas reflektoi mbi rëndësinë e këtij takimi dhe iu kujton lojtarëve që është një ndeshje historike për ta.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, për historinë tonë dhe për të gjithë në Como. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi vetvetja dhe të luajmë një ndeshje të mirë kundër një skuadre të nivelit të lartë. Leipzig është shumë i organizuar, kështu që do të jetë një provë e shkëlqyer”, tha Fabregas.

“Ata kanë një identitet shumë të qartë, struktura të qarta dhe lojtarë shumë të fortë në të gjithë fushën, si në krahë ashtu edhe në mbrojtje qendrore. Por unë besoj në ekipin tim”, shtoi Fabregas.

Teilen: