Como “turpëron” Torinon, Ismajli lë fushën i dëmtuar
Como ka mposhtur me rezultatin tenistik 6-0 Torinon në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian. Përveç humbjes së thellë dëmtimi i Ardian Ismajlit shqetëson Torinon.
Në minutën e 20-të të pjesës së parë, qendërmbrojtësi shqiptar i Torinos, Ardian Ismalji u rrëzua në tokë, duke tërhequr vëmendjen e stolit dhe duke prekur kofshën. Pas një kontrolli fillestar nga mjekët, Ismajli doli nga fusha dhe u zëvendësua nga Maripan.
Raportet fillestare sugjerojnë se bëhet fjalë për një problem muskulor. Vlen të kujtohet se në sezonin e tij të parë në Torino, lojtari i lindur në vitin 1996 ka mbetur jashtë fushave disa herë për shkak të dëmtimeve.
Teilen: