Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Comolli: Kërkim-falja e Bastonit ishte zgjedhje e tij, Marotta përfaqëson të kaluarën

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Damien Comolli u rikthye të flasë për Inter-Juventus pak para ndeshjes ndaj Galatasaray. Administratori i deleguar bardhezi deklaroi për “Sky Sport”: “I respektoj gjithmonë vendimet e gjyqtarëve sportivë, presim verdiktin dhe më pas do të vendosim nëse do të bëjmë apel. Reagimi ishte i tepruar, më vjen keq nëse kam ofenduar dikë, por jam këtu për të mbrojtur klubin tim. Kemi pësuar një padrejtësi dhe kemi reaguar gabim”.

Për komentet e Marotta tha: “Nuk dua t’u përgjigjem drejtuesve të klubeve të tjera. Nuk flasim për njerëzit e së kaluarës, por për të ardhmen”. Ndërsa për Giorgio Chiellini shtoi: “Është një drejtues i talentuar, siç ishte lojtar, përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e Juves dhe futbollit italian”.

Për kërkim-faljen e Bastonit: “Ishte zgjedhje e tij, nuk komentoj. Na vjen keq për Kalulu, i cili do të jetë i pezulluar”.

Teilen: