Thursday, 23. July 2026
Sport

Conference League ’26-27’/ Trajneri i NK Aluminij i trembet Dinamos së Dajës: Eliminuan Hajduk, Dita dhe Berisha lojtarë me peshë!

GS 23/07/2026 2 Min. Lesezeit

Edhe pse nuk janë përballur kurrë më parë me njëra-tjetrën, për ekipin e NK Aluminij, Dinamo City nuk është një e panjohur. Fituesit e Kupës së Sllovenisë do të luajnë sot përballë ekipit të Dajës takimin e parë të turit të dytë eliminator të Conference League.

Trajneri i NK Aluminij në konferencën e djeshme për shtyp theksoi se Dinamo City është një rivale e rrezikshme pasi vitin e kaluar eliminoi nga turet eliminatore një skuadër si Hajduk Split.

“I kemi analizuar në ndeshjet që kanë bërë kundër Astana-s pasi kampionati i tyre ende nuk ka nisur. Edhe në ato ndeshje nuk kishim shumë mundësi që të kuptonim shumë gjëra pasi në momentin që Astana mbeti me një lojtar më pak u luajt në një ndeshje tjetër”, analizoi Jura Arsić.

Mes të tjerash trajneri i ekipit nga Kidričevo evidentoi dy lojtarët kryesorë të ekipit të Dinamos si dhe pohoi se loja e skuadrës shqiptare ishte fluide dhe se varej shumë nga mënyra se si nisnin aksionet qendërmbrojtësit. “Do të na duhet shumë punë për të bërë që të mbajnë nën kontroll Bruno Ditën dhe Hekuran Berishën”, paralajmëroi Arsić. A.V.

Teilen: