Janë mësuar tri çerekfinalistet e para në Europa League, ndërsa një nga sfidat shkon në shtesë.
Në Athinë, AEK-u ku luan Thomas Strakosha është mundur 0-2 në shtëpi nga Celje, por grekët kalojnë në çerekfinale pas fitores 0-4 në ndeshjen e parë në Slloveni.
Mainz është ekipi tjetër që kalon në çerekfinale pasi mundi në shtëpi 2-0 çekët e Sigma Olomuc. Gjermanët shënuan dy herë në pjesën e dytë me Stefan Posch 46′ dhe Armindo Sieb 82′.
Fiorentina është klubi i tretë që kalon në çerekfinale pas fitores 1-2 në transfertë ndaj polakëve të Rakow dhe në ndeshjen e parë italianët kishin fituar 1-0 në “Artemio Franchi”.
Ndërkohë, në Qipro, koha e rregullt mes AEK Larnaca dhe Crystal Palace është mbyllur në barazim 1-1. Duke qenë se ndeshja e parë ka përfunduar po në barazim, por 0-0, ndeshja shkon në shtesë. Qipriotët janë me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të autorit të golit Enric Saborit. Për Crystal Palace shënoi Ismaila Sarr.