• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Conference League/ Aston Villa bën “poker” ndaj Ajax, Brugge përmbys norgjezët e Molde, Lille “fal” në “shtëpi”

15/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç katër sfidave të UEFA Europa League, mbrëmjen e kësaj të enjteje janë zhvilluar edhe katër sfidat e para, të xhiros së kthimit, të fazës së 1/16-ve, të Conference League, ku kanë siguruar avancimin për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni, skuadrat e Aston Villa, Club Brugge e Lille, me sfidën Maçabi Tel Aviv-Olympiacos, në të cilën po luhet aktualisht koha shtesë.

“Gjigantët” anglezë të Aston Villa i kanë dhënë një leksion të vërtetë futbollit, “Harkëtarëve”, të Ajax Amasterdam, me skuadrën nga Birminghami, që ka fituar me rezultatin e thellë, 4 me 0 falë golave, të Ollie Watkins, Leon Bailey, Jhon Duran e Moussa Diaby, me teknikun, Unai Emery, i cili tashmë sheh nga titulli i Conference League.

Kualifikim bindës arritën edhe “gjigantët” belg, Club Brugge, të cilët hodhën pas krahëve, fitoren 2 me 1, në Norvegji, ndaj skuadrës së Molde, teksa në “Jan Breydel Stadion”, të Bruzhit i kanë mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë 3 me 0, ku spikatën “fantazisti” danez, Andreas Skov-Olsen, me një dopietë në minutat 45+1’ e 48’, si dhe “bomberi’ polak, Michal Skoras, me një gol në minutën e 70’-të të sfidës.

Ndërkaq, skuadra e Lille është mjaftuar, në “Stade Pierre-Mauroi”, me barazimin e thjeshtë, 1 me 1, ndaj austriakëve të Strum Graz, me portugezin Tiago Santos dhe 21-vjeçarin danez, Mika Biereth, që shënuan nga një gol për secilën skuadër, duke “vulosur” kualifkimin e francezëve, për në fazën çerekfinale të kompeticionit. /i.m /abcnews.al

Next Post

Roma, De Rossi: Kjo skuadër i mund të gjithë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.