Dinamo ka barazuar 1-1 me Pafos në “Elbasan Arena” në ndeshjen e parë të Play Off-it të Conference League.
Pjesa e parë e sfidës është mbyllur në barazim pa gola 0-0, por duhet theksuar se qipriotët kanë humbur një 11-metërsh. David Luiz ka goditur jashtë penalltinë e gjuajtur në minutën e 37-të.
Dinamo kalon në avantazh me Fadairon, por qipriotët barazojnë rezultatin pak minuta më vonë me penallti. Mbyllet pa fitues, në barazim 1-1 ndeshja në Elbasan.
Kualifikimi mbetet i hapur dhe Dinamo do të synojë fitoren e madhe në ndeshjen e kthimit në Qipro pas një jave.
Teilen: