Friday, 10. July 2026
Futboll

Conference League: Dinamo mposhtet në ndeshjen e parë, kualifikimi bëhet shumë i vështirë tani

GS 09/07/2026 1 Min. Lesezeit

Dinamo City e nisi me humbje rrugëtimin në UEFA Conference League, duke u mposhtur 0-1 nga Astana në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja zhvilloi një ndeshje të ekuilibruar përballë ekipit kazak, me pjesën e parë që u mbyll pa gola dhe me raste të pakta nga të dyja skuadrat.

Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 69-të, kur Karimov realizoi golin që i dha avantazhin dhe fitoren Astanës. Dinamo City provoi të reagojë deri në fund, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit.

Pavarësisht disavantazhit minimal, skuadra shqiptare mbetet në garë për kualifikimin, pasi diferenca prej vetëm një goli lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Takimi i dytë do të zhvillohet më 16 korrik në “Astana Arena”, duke nisur nga ora 17:00, ku Dinamo City do të kërkojë përmbysjen për të siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Teilen: