Wednesday, 18. February 2026
Sport

Conference League/ Drita, Ramadani: Besojmë te kualifikimi

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, foli për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë të Play Off-it të Conference League kundër sllovenëve të Celjes, sfidë që do të luhet të enjten në orën 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

“Drita nuk duhet të dalë nga identiteti i vet, ne gjithmonë kemi përballë vetes motivin dhe gjithmonë kemi funksionuar si ekip dhe kemi pas sukses. Do jetë ndeshje e vështirë por ne kemi analizuar kundërshtarin dhe kemi përgatitur ekipin në aspektin fizik, psikologjik dhe taktik edhe pse do të jetë e vështirë por jo i pamundur kualifikimi.

Ekipi është i përgatitur pavarësisht mungesës së disa lojtarëve që tashmë i dini por, jam i kënaqur me pjesën tjetër të ekipit dhe jam i bindur se nuk do vërehet fare mungesa e këtyre që mungojnë. Shpresojmë të japim më të mirën si në çdo ndeshje”, ka thënë mes të tjerash Ramadani.

Teilen: