Thursday, 23. April 2026
Sport

Conference League: Shkëndija merr fitoren e parë, Drita barazon me Omonian

GS 23/10/2025 1 Min. Lesezeit

Një autogol i Barret në minutën e 92-të të takimit, i dha fitoren Shkëndijës së Tetovës përballë Shelbourne në Conference League.

Tetovarët triumfojnë 1-0 në Shkup dhe marrin fitoren e parë (dhe pikët e para) në fazën e ligës së Conference League.

Skuadra tjetër shqiptare, që merr pjesë në këtë fazë të turneut, Drita, ka barazuar në “Fadil Vokrri” 1-1 me qipriotët e Omonias. Ky ishte barazimi i dytë radhazi në grupe për kampionët në fuqi të Kosovës.

Teilen: