Thursday, 5. March 2026
Sport

Conference League/ Shorti njeh kundërshtarët e Gjilanit, Dukagjinit dhe Shkëndijës së Tetovës

GS 20/06/2023 1 Min. Lesezeit

Në orën 15:00 u hodh shorti i Ligës së Konferencës në Nion të Zvicrës. Të kualifikuara në këtë kompeticion, janë edhe 4 skuadrat shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Dy skuadrat nga Kosova janë Gjilani dhe Dukagjini (Prishtina nuk u licencua për në Europë), të cilat janë njohur me skuadrat që do të kenë si rivalë të mundshëm në short.

Ndërkohë, dy skuadrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut janë Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës. Të dyja ekipet bëjnë pjesë në vazon e skuadrave favorite dhe kundërshtarët janë relativisht më të lehtë./ h.ll/abcnews.al

HEGELMAN – SHKUPI

SHKËNDIJA – HAVERFORDUEST

DUKAGJINI – EUROPA

PROGRES NIEDEKORN – GJILANI

Teilen: