Monday, 2. November 2026
Sport

Connor Withers shpallet “MVP i Javës”

GS 02/11/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Connor Ëhiters është shpallur “MVP” i Javës së shtatë në Superligë, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.

Epitetin e më të mirit, Whiters e mori pasi me 16 pikë, 7 kërcime e po aq asistime, udhëhoqi Yllin drejt fitores ndaj Rahovecit 029.

Krahas çmimit MVP, Whitters është përfshirë edhe në “Top 5” të javës, ku janë edhe Divine Myles i Bashkimit, Kentrell Pullian i Vëllaznimit, Drilon Hajrizi i Trepçës dhe Muhamedali Janjeva i Borës.

Myles me 23 pikë, 1 kërcim e 9 asistime ishte më i dalluari në fitoren e Bashkimit ndaj Vëllaznimit, ekip ky u veçua Pullian me 27 pikë, 6 kërcime e po aq asistime.

Hajrizi me 13 pikë, 6 kërcime e 4 asistime ishte më i dalluari te Trepça që mposhti Sigal Prishtinës, ndërsa në triumfin e Borës ndaj Pejës, Janjeva regjistroi 23pikë, 2 kërcime e 2 asistime.

Teilen: