• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Conor McGregor pezullohet 18 muaj, por do të jetë në duelin e Shtëpisë së Bardhë

08/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kampioni i arteve marciale mikse, Conor McGregor, është pezulluar për 18 muaj pasi ka shkelur politikat antidoping të UFC-së, duke mos iu përgjigjur tri testeve të detyrueshme gjatë vitit të kaluar. Lajmin e konfirmoi të martën ‘Combat Sports Anti-Doping’ (CSAD).

Në deklaratën zyrtare thuhet se McGregor “ka humbur tri përpjekje për mbledhje të mostrave biologjike brenda një periudhe 12-mujore gjatë vitit 2024, çka përbën shkelje të rregullores antidoping të UFC-së”.

Tri rastet e munguara janë regjistruar më 13 qershor, 19 dhe 20 shtator 2024, dhe të gjitha janë konsideruar si dështime për njoftim të vendndodhjes. Sipas vendimit, pezullimi është retroaktiv, duke filluar më 20 shtator 2024 dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2026.

CSAD theksoi se McGregor ishte në fazë rikuperimi nga një dëmtim dhe nuk ishte në përgatitje për ndonjë ndeshje gjatë kohës së testeve të munguara. Ai gjithashtu bashkëpunoi plotësisht me hetimin, pranoi përgjegjësinë dhe dha shpjegime për rrethanat e krijuara.

Për këto arsye, organizata vendosi t’i ulë dënimin standard prej 24 muajsh me gjashtë muaj më pak. “Megjithatë,” – theksohet në komunikatë – “përditësimi i saktë i vendndodhjes dhe mundësia për testime të papritura janë thelbësore për suksesin e programit antidoping të UFC-së.”

McGregor, 37 vjeç, është rikthyer tashmë në regjistrin e testimeve të UFC-së dhe ka dhënë katër mostra gjatë vitit 2025. Ai nuk ka luftuar që nga korriku 2021, ndërsa ndeshja e planifikuar me Michael Chandler për UFC 303 në vitin 2024 u anulua për shkak të dëmtimit të tij.

Sipas afateve, pezullimi i McGregor përfundon në mars 2026, që do ta bënte atë të përshtatshëm për t’u rikthyer në kafaz pranverën e ardhshme, nëse merr dritën jeshile nga mjekët. Kjo do të përkonte me eventin e madh të UFC-së që pritet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor 2026, të shpallur së fundmi nga presidenti Donald Trump.

Next Post

Wojciech Szczesny rrëfen prapaskenat e papritura: “Nga cigaret te dashuria për familjen”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.