• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Conte dëshiron Lukakun, por Chelsea i vendos çmim

16/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Romelu Lukaku mbetet një emër shumë i nxehtë në këtë afat kalimtar.

Belgu, i cili u rikthye te Chelsea pas huazimit te Roma, është një nga emrat e preferuar të Antonio Conte-s, i cili me shumë gjasa do të humbasë Victor Osimhen, me nigerianin që me shumë mundësi do të largohet në drejtim të Arsenal-it.

Në një situatë të tillë Napoli është gati për të nisur negociatat për rikthimin e Lukaku-t në Itali.

Megjithatë mediet italiane raportojnë se ky transferim duket si shumë i vështirë, pasi te Chelsea duan vetëm shitjen e sulmuesit, për të cilin nuk pranojnë asnjë ofertë më të ulët se një total prej 44 milionë euro, shifër në të cilën përfshihen edhe bonuset.

Këto shifra konsiderohen shumë të larta për një skuadër që nuk këtë sezon jo vetëm që nuk merr pjesë në Champions League, por në asnjë kompeticion europian.

Në këtë situatë te Napoli po presin që çmimi i Lukaku-t të bjerë, duke ditur se Chelsea duhet të merret edhe me Fair Play-in financiar të Premier League dhe është i detyruar të mbledhë para deri në 30 qershor.

Referuar këtyre kushteve “Blutë e Londrës” sipas medieve italiane mund të pranojnë edhe një shifër prej 20 milionë eurosh hequr qafe atë që, për të gjitha qëllimet konsiderohet si një tepricë.

Next Post

LIVE SERBI-ANGLI/ Rasti i artë i Kejn, traversa shpëton serbët nga goli i dytë (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.