Trajneri i Napolit, Antonio Conte beson se ylli i skuadrës së tij, Victor Osimhen nuk do të largohet nga ‘Diego Maradona’.
Sulmuesi nigerian është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj verë.
Megjithatë, strategu italian, i cili pak ditë më parë mori drejtimin e ‘napolitanëve’ është i bindur se Osimhen do të jetë pjesë e skuadrës së tij edhe në sezonin e ardhshëm,
“Jam i vetëdijshëm për situatën e tij. E di që ka një marrëveshje me klubin, kështu që është një rast ndryshe në krahasim me të tjerët”, ka thënë Conte.
“Ka një pakt mes Victor dhe Napolit për të ardhmen e tij dhe unë e pranova këtë”, ka pohuar tekniku italian.