• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Conte konfirmon Rrahmanin startues ndaj Qarabagut

24/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani do të jetë startues te Napoli në duelin kundër Qarabagut në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ishte trajneri i Napolit, Antonio Conte, i cili në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën, ka konfirmuar se Rrahmani është i gatshëm për lojë.

Conte edhe një herë shpjegoi arsyen e largimit të Rrahmanit në pjesën e dytë kundër Atalantas, duke thënë se ishte zëvendësim tekniko-taktik.

“Amiri vinte nga dy ndeshje intensive me ekipin kombëtar dhe kishte shpenzuar shumë energji në një pjesë të parë të shkëlqyer ndaj Atalantas. Si Amiri ashtu edhe Rasmus Hojlund, janë mirë”, ka thënë Conte.

Ndeshja Napoli – Qarabag, luhet të martën prej orës 21:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe i takon xhiros së pestë të fazës së ligës të Championsit.

Next Post

Lionel Messi barazohet me Ferenc Puskas me numrin e asistimeve në karrierë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.