Tani është zyrtare: Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit. Ky është njoftimi për shtyp në faqen e internetit të klubit: “Napoli mirëpret Antonio Conten, i cili merr rolin e trajnerit të ekipit të parë pasi ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027”.
“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Conte. Antonio është një top trajner, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e skudetos vitin e kaluar pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian. Sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit” – deklaron presidenti Aurelio De Laurentiis.
“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj më të mirën për rritjen e ekipit dhe klubit. Angazhimi im, së bashku me atë të stafit tim, do të jetë total”, tha Antonio Conte.