• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Conte: Napoli im do të ketë fytyrë të nevrikosur

27/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur zyrtarisht aventura e Antonio Contes te Napoli, me trajnerin që mbërriti në qytet një ditë më parë dhe këtë të mërkurë u prezantua zyrtarisht në sallën e një teatri.

Conte nuk e fshehu entuziazmin për këtë aventurë të re, teksa theksoi se Napoli i tij do të ketë një “fytyrë të nevrikosur” dhe se vendimet për skuadrën tashmë i takojnë atij dhe jo më presidentit De Laurentiis.

Jeni i befasuar nga mikpritja? Çfarë do t’i premtonit tifozerisë napolitane?

Është hera e parë që më bëhet një pritje e tillë gjatë gjithë karrierës time dhe jam vërtetë i lumtur. Tifozëve u premtoj se do të jem maksimalisht i angazhuar për të çuar skuadrën në nivele sa më të larta. Dua të transmetoj kulturën dhe nivelin tim të punës në klubin e Napolit.

Napoli ka një tifozeri të zjarrtë, por si do të jetë skuadra në fushë?

Këtu është një ambient i flaktë, me shumë pasion dhe mua e stafit tim na takon ta bëjmë edhe më të fortë këtë zjarr. Napoli im do të ketë një fytyrë të nevrikosur në fushë dhe kjo do të jetë e qartë. Vijmë nga një sezon ku shumë gjëra nuk shkuan mirë dhe duhet të kthehemi menjëherë aty ku na takon.

Pse zgjodhët Napolin? A e keni krijuar një ide mbi lojtarët që do të afroni dhe ata që do të largoni?

Zgjodha Napolin për projektin që presidenti De Laurentiis më ofroi për tre vitet e ardhshme dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë.

Në merkato do të provojmë të afrojmë futbollistë cilësorë, që mund të përmirësojnë skuadrën. Në fakt, që në takimin e parë me presidentin, para se të kalonim te termat ekonomikë, i kam theksuar se për skuadrën vendos unë.

Kush largohet dhe kush vjen, janë vendime ekskluzive të mijat.

Next Post

Festa e madhe e tifozëve dhe lojtarëve të Turqisë pasi u kualifikuan tutje në Europian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.