Antonio Conte ka rënë dakord të qëndrojë te Napoli dhe ka filluar të planifikojë për sezonin e ardhshëm pas takimit me Presidentin Aurelio De Laurentiis, konfirmoi vetë presidenti.
Trajneri kishte qenë i vendosur të largohej pas vetëm një sezoni ku ia rrëmbeu titullin e Serie A Interit me vetëm një pikë diferencë.
Megjithatë, parada me autobus të hapur, si dhe presioni nga lojtarët, tifozët, stafi dhe madje edhe familja e tij duket se e shtynë Conten të ndryshojë mendje.
Presidenti De Laurentiis gjithashtu premtoi të investojë në përforcimin e skuadrës, si dhe të përmirësojë fushat stërvitore që stafi i kishte fajësuar për një numër të madh dëmtimesh.
Pritet që Conte të marrë një pagë më të lartë, por me të njëjtën strukturë bazë kontrate.
Përveç pagës më të lartë, Conte pritet të ketë edhe disa transferime.
Një nga transferimet më të forta që pritet t’i bëjë Napoli është ai i mesfushorit belg, Kevin De Bruyne dhe Edon Zhegrovës.