Tuesday, 13. October 2026
Futboll

Conte, një trajner gjerman dhe një anglez. Tre emra në listën e Man. United për të zëvendësuar Carrick

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, duke fituar vetëm 1 ndeshje në Premier League, barazuar tre dhe ka humbur dy. Në këtë situatë, pozita e trajnerit Michael Carrick është e lëkundur dhe në rast se vazhdojnë rezultatet e dobta, atëherë shkarkimi i tij është i sigurt.

Mediet angleze zbulojnë se drjtuesit e Manchester United po ndjekin tri emra, ku njëri prej tyre duket se do të jetë pasuesi i Carrick. Emri i parë në listë është Antonio Conte. I përfolur për një rikthim në stolin e Italisë, por që në fund iu besua Roberto Mancinit, Conte është gati për një rikthim në Premier League, pas aventurave që ka patur më parë aty me Chelsea-n dhe Tottenham-in.

Dy emrat e tjerë janë Julian Nagelsmann dhe Eddie Howe. I pari, është i lirë pas largimit nga stoli i Gjermanisë, pas dështimit në Kupën e Botës, që u mbajt në verë. I dyti, u shkarkua në fillim të sezonit nga Newcastle, për shkak të rezultateve të dobta.

Teilen: