Trajneri Antonio Conte ka vendosur që të vazhdojë me Napolin edhe për një sezon.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, gjithçka është dakordësuar në mes Contes dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laruentiis.
Romano tha se përpara Contes është paraqitur një plan ambicioz në merkato, ku do të pasojnë afrimet, ndërsa Kevin De Bruyne është prioriteti kryesor bashkë me rritjen e pagës.
Conte është shpallur kampion me Napolin këtë sezon, ku u renditën në vendin e parë me 82 pikë, një më shumë se Interi që e përfundoi sezonin në vendin e dytë me 81 pikë.